12 policë japonezë pozitivë me Covid në zonën e lojrave olimpike “Tokyo 2020” (fotot)

28/07/2021 18:01
Oficerët janë të gjithë në të 20-at e tyre dhe raportohet se po qëndronin në fjetore të mbipopulluara

Një përhapje e infeksioneve me koronavirus mes stafit të lojrave “Tokyo 2020” është regjistruar sot në fshatin olimpik, teksa 12 oficerë policie rezultuan pozitivë ndaj sëmundjes.

38 kolegë të oficerëve janë urdhëruar të hyjnë në karantinë, teksa drejtuesit e lojrave olimpikë në Tokio përpiqeshin të mos i jepnin shumë rëndësi zhvillimit.

Por të infektuarit janë në fakt rreth gjysma e kontigjentit të sigurisë që punojnë në provincën japoneze të Hyogo ku po konkurrojnë sportistët.

Oficerët janë të gjithë në të 20-at e tyre dhe raportohet se po qëndronin në fjetore të mbipopulluara me ambjente të përbashkëta të larjes apo kujdesit personal.

Mediat vendase thonin se oficerët vijojnë të mbeten në kompleks dhe nuk kanë nisur izolimin megjithë diagnozën.

Një prej tyre tha për të përditshmen britanike MailOnline: “Vetëm këtu në prefekturën e Hyogo por shikojmë këto infektime. Sikur të ishim të mallkuar”.

Më tej oficeri fajësonte fjetoret e mbushura dhe numrin e vogël të tualeteve.

Ai shtoi: “Koronavirusi po përhapet dhe kam frikë. Morali është i ulët.”

Organizatorët e lojrave Tokyo 2020 nuk pranonin të komentonin por thanë se protokollet e Covid-19 po zbatohen me rigorozitet.

Dje në Tokio u regjistruan 3,177 raste të reja me Covid,  në një rritje prej 12% nga një ditë më parë.

FOTO GALERI
1/3
12 oficerë policie rezultuan pozitivë ndaj sëmundjes ne fshatin olimpik te “Tokyo 2020”

Top Channel