Në radhë për pasaportat/ Gjirokastër, emigrantët kthehen për të rinovuar dokumentet

27/07/2021 15:37

Gati 60-70 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë qendrës së ADISA-s në Gjirokastër për të kërkuar ndihmë për çeljen e një llogaria në e-Albania.

Jam këtu për përgjigjen e vaksinave”, thotë një qytetar.

Nuk e ke zbritur vetë nga telefoni ?

Nuk e kam fare në telefon”.

“Nuk di ta përdor dhe erdha këtu tek djali. Tani a ju dhanë disa udhëzime si ta bëni vetë apo do vini prapë këtu? Po na shpjeguan dhe shpresojmë që herën tjetër ta bëjmë vetë. Jam këtu për dëshmi penaliteti”, thotë një tjetër.

Edhe pasi marrin instruksionet duket se për një kategori moshe kjo procedurë është e vështirë.

Ne i hapim llogarinë në e-Albania dhe pastaj i printojmë certifikatën e vaksinimit”, shpjegon Artin Fino përgjegjës i qendrës ADISA.

Sa tipike është kjo përditë?

Kjo varion nga 60-70 aplikime në ditë”.

Ndërkohë ritmi i atyre që kërkojnë të pajisen me një dokument të ri identifikimi qoftë kjo pasaportë biometrike apo kartë identiteti gjithashtu është në rritje.

Gjatë Korrikut kemi pasur rreth 2000 aplikime për pasaportë dhe për kartë identiteti. Numri është i pazakontë por lidhet me mbërritjen e emigrantëve”.

Kemi një numër prej 80-100 rastesh të aplikimeve të reja për pasaportë në ditë ndërsa gjatë gushtit shifra pritet të dyfishohet edhe për shkak të pushimeve në shtetin grek.

Top Channel