Klanet rivale të majmunëve luftojnë para qytetarëve të shokuar në Tailandë (fotot)

27/07/2021 15:20

Këto janë momentet shokuese kur dy banda rivale majmunësh të egër luftonin njëri-tjetrin para shoferëve të shokuar në një qyteze të Tailandës.

Dy tufat shiheshin që përballeshin egërsisht pranë rrënojave të një tempulli të lashtë budist, derisa njëri grup u detyrua të largohej i mundur.

Në pamje shihej që ushtritë rivale më pas kalonin një gardh për t’u përballur në mes të kryqëzimit, ku shoferët e habitur ndaluan makinat e tyre për më shumë se katër minuta.

Dy tufat qëndruan fillimisht në distancë në mes të kryqëzimit por disa majmunë më të guximshëm bënë përpara për të caktuar autoritetin e tyre dhe nisën të përlesheshin mizorisht, deri sa një prej grupeve u tërhoq.

Dëshmitari Khun Itiphat tha: “Isha në një ndërtesë pranë tempullit kur dëgjova ulërimat e majmunëve. Ata ishin aq shumë dhe qëndronin të gjithë bashkë.”

“Ata dolën në mes të rrugës dhe nisën të përlesheshin, ishin aq shumë”.

Një nga grupet e majmunëve besohet se është vendosur tashmë në një kinema të vjetër pranë tempullit kurse grupi tjetër kishte ardhur nga më larg.

Që prej pandemisë së koronavirusit në vend, tufat e majmunëve janë afruar ndjeshëm me komunitetet njerëzore në kërkim të ushqimit.

Skena të ngjashme shiheshin këtu edhe në mars, kur dy tufa rivale majmunësh nga dy anët e kundërta të një hekurudhe nisën të përlesheshin për disa copa ushqimi.

Qyteza është rreth 100 milje larg kryeqytetit Bangkok dhe më parë vizitohej rregullisht nga turistët, të cilët ushqenin majmunët me ëmbëlsira.

Por me largimin e tyre kafshët e egra duhet të kërkojnë vetë ushqimin, nganjëherë edhe duke frikësuar vendasit.

FOTO GALERI
2/7
Dy tufat shiheshin që përballeshin egërsisht pranë rrënojave të një tempulli të lashtë budist

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA