Kirurgu i famshëm i New York padit gruan modele: Punonte fshehtas si prostitutë luksi (fotot)

26/07/2021 21:29

Një kirurg i famshëm i shtyllës kurrizore në Manhattan, ka thënë së fundmi se martesa e tij “përrallore” me ish-më të bukurën e SHBA, është prishur në mënyrë të pariparueshme kur zbuloi jetën e saj sekrete si prostitutë e rangut të luksit, thonë dokumentet e gjyqit të publikuara nga mediat në SHBA.

Dr. Han Jo Kim kërkon tashmë anulimin e martesës së tij duke thënë se bukuroshja brune Regina Turner, ish-finaliste e Miss SHBA, ka fituar rreth $700,000 nga klientët e saj pasi jetonte një jetë të dyfishtë si prostitutë luksi, si para martesës së tyre më 27 nëntor 2015, ashtu dhe pas lidhjes.

Dokumentet e depozituara në gjykatën e Manhattan tregojnë sesi Kim mësoi të vërtetën mbi gruan e tij në 2020, nëntë vjet pasi ajo fitoi kurorën e ‘Miss Connecticut’.

Teksa përdorte një kompjuter në shtëpinë e tij një milionë-dollarëshe, Kim zbuloi një mesazh provokues për Turner, ku zbulohej episodi saj seksual me një tjetër burrë, thonë dokumentet e gjyqit. Por kjo do të ishte vetëm maja e ajsbergut.

Kim mësoi se ishin disa burra të pasur që paguanin për të fjetur me Turner, duke përfshirë dhe një biznesmen të njohur të pronave në New Jersey, thotë ankimuesi në dokumente.

“Jo për të fshehur atë që duket qartë … por e akuzuara ka kryer mashtrim ndaj Dr. Kim duke fshehur shitjen për para te shërbimeve të saj seksuale, që para martesës, prandaj dhe akuzuesi nuk od të ishte martuar kurrë me të akuzuarën nëse nuk do të kishte qenë për gënjeshtrat dhe mashtrimin e saj”.

Dokumentet tregojnë një nga pagesat e klientëve për Turner.

“Në shumë raste e akuzuara bënte të ditur se kishte dalë me shoqet, kur në fakt po jepte shërbime seksuale për burra, në këmbim të parave”, thuhet në padi.

Mashtrimi i pretenduar i Turner kishte nisur që prej takimeve të para të çiftit në 2013, kur ajo i tha Kim se kishte qenë për tre vjet në Universitetin e Connecticut duke studiuar shkenca, para se të merrte pjesë në  konkurrimin Miss USA. Ndërsa në realitet, sipas Kim, Turner nuk kishte mbaruar as shkollën e mesme.

Turner kishte pretenduar gjithashtu se vizitonte shpesh Kinën, në lidhje me tregti online të rrobave prej andej.

“Por në fakt udhëtime të tilla e akuzuara i bënte vetëm për të dhënë shërbime seksuale në këmbim të parave”, thuhet në dokumentet e Kim.

Një urdhër gjykatë për llogarinë bankare të Turner tregonte se $675,030 ishin depozituar aty nga viti 2015 deri në 2021.

Biznesmeni i dyshuar nga New Jersey i depozitonte gruas çeqe, kryesisht prej $2,000 secili. Dokumentet tregonin se vetëm personi në fjalë, kishte bërë depozitime në llogarinë e saj, prej rreth $185,500. Ndërsa pagesa të tjera individuale arrinin në $10,000 secila.

Megjithatë Turner pretendonte në janar të këtij viti se të ardhurat e saj ishin $0 dhe se ishte totalisht e varur nga Kim për mbështetje financiare. Ky i fundit ka rrogë madhore në Spitalin e Kirurgjisë së specialiteteve, me rreth $3.2 milionë në vit. Çifti jetonte në një  apartament në adresën E. 57th St. ne New York, me vlerë $6.5 milionë. Ata kanë gjithashtu një shtëpi bregdetare në Long Island pranë Manhattan, me vlerë $2.5 milionë.

FOTO GALERI
1/6
Një kirurg i famshëm i shtyllës kurrizore në Manhattan, ka thënë së fundmi se martesa e tij “përrallore” është prishur në mënyrë të pariparueshme kur zbuloi jetën e saj sekrete si prostitutë

Top Channel