Shqiptarët në “Tokio 2020”/ Dëmtohet Indrit Cullhaj, qitësja Deliaj doli në vendin e 37

25/07/2021 12:32

Përfundoi mes dhimbjesh garimi i Indrit Cullhajt në Lojërat Olimpike të Tokios.

Sportisti shqiptari xhudos garoi në kategorinë deri në 66 kg të kësaj disipline sportive dhe sfida e tij e parë ishte ajo me kostarikanin Sancho. Por pas 11 minutash, Çullhaj u detyrua të dorëzohej kundrejt rivalit të tij. Cullhaj e nisi mjaft mirë duelin dhe për një pjesë të mirë të kohës u shfaq superior ndaj kundërshtarit të tij, por në fund sportisti shqiptar nuk ia doli të fitojë këtë përballje, madje në kapjen e fundit në këtë duel pësoi edhe një dëmtim duke dalë nga parketi me barrelë.

Stafi mjekësor në delegacionin shqiptar po mban në vëzhgim sportistin e xhudos për të përcaktuar shkallën e këtij dëmtimi të tij. ndërkaq, këtë të dielë zhvilloi garën e saj të parë edhe Manuela Delilaj në disiplinën e qitjes. Kjo e fundit garoi në kategorinë 10 m pistoletë me ajër dhe ishte në baterinë e parë.

Delilaj në fund të garimit grumbulloi 565 pikë duke u renditur në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë. Manuela Delilaj do të garojë sërish në 29 korrik në 25 m pistoletë precizion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA