Aktorja e njohur amerikane Gillian Anderson ka dhënë disa opinone të sinqerta për të brendshmet e grave, para njoftimeve të pritura të çmimeve të kinematografisë Emmy 2021.
Ish-ylli i serialit të famshëm të fenomeve të pashpjeguara “X-Files” dhe më së fundmi e filmit “The Crown” po i përgjigjej pyetjeve të fansave të saj mbi veshjet e brendshme, dhe më në veçanti rexhipetat.
Në bisedën e saj 30-minutëshe tashmë 52 vjeçarja Anderson, shpjegonte se urren rexhipetat dhe tashmë ka vendosur të heqë dorë prej tyre.
“Nuk mbaj më ‘brassiere’. Më vjen keq. Nuk e vras mendjen edhe sikur gjinjtë e mi të arrijnë deri te kërthiza,” shtonte ajo, në komentin që tërhoqi mjaft vëmendje në rrjetet sociale, te disa për sinqeritetin, e te disa të tjerë për mungesën e elegancës.
Por Anderson njihet për 828,000 fansat e saj me shpërndarjen e imazheve sugjestionuese në Instagram, me hashtag provokues si #PenisoftheDay apo #BoobiesoftheDay, duke iu referuar organeve gjenitale.
Një prej mbështetësve shkruante per komentin: “Nëse një aktore dy herë fituese e çmimit Globi i Artë apo Emmy thotë se nuk mban rexhipeta, cilët jemi ne për të kundërshtuar?”
Nëna e tre fëmijëve e lindur në Chicago tashmë luan rolin e Eleanor Roosevelt në serialin e ri “The First Lady” (Zonja e Parë).
Top Channel