SHBA nis miliona vaksina nëpër botë, amerikanët vetë i refuzojnë

24/07/2021 09:28

Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet e tjera këtë javë e pohuar kjo nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e saj, Jen Psaki sqaroi se dozat janë dërguar në 23 shtete ndërsa deri në fund të javës që vjen, SHBA-ja do të nisë gjithsej gati 80 milionë doza vaksinash.” Praktikisht, ne po bëjmë më shume donacione vaksinash se cdo vend tjetër”, deklaroi Psaki.

Ky lajm vjen në kohën  kur një sondazh i realizuar së fundi tregoi se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, e kanë bërë të qartë se nuk duan të imunizohen.Sondazhi u realizua nga Associated Press dhe Qendra kërkimore NORC. Sipas tij, 35 për qind e të rriturve, që nuk kanë marrë vaksina, janë shprehur me bindje se nuk ta bëjnë një gjë të tillë, dhe 45 për qind thanë se në parim nuk e dëshirojnë imunizimin.

Shumica e tyre dyshojnë se vaksina funksionon vertet kundër variantit Delta, pavarësisht të dhënave se vaksinat janë efiksase kundër tij. Përfundimi i këtij anketimi nxjerr në pah sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor dhe administrata teksa rritet numri i të infektuarave në gati të gjitha rajonet e SHBA-së.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është një pandemi në mesin e të pavaksinuarve.Në nivel kombëtar, 56 për qind e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Varianti tejet ngjitës Delta, ka rritur numrin e të infektuarve me koronaviurus këtë javë në nivel global.

Top Channel