Publikimi për herë të parë i aseteve të Selisë së Shenjtë, tregon se zotëron 4051 prona të patundshme në Itali dhe 1120 jashtë saj.
Një nga publikimet më të detajuara të pronave të Vatikanit tregon se zotërimet e tij kalojnë 5,000 prona.
Informacioni i publikuar sot bazohej në dy dokumente, një listë e konsoliduar e vitit 2020 të Selisë së Shenjtë, dhe për herë të parë një buxheti i Administratës së Pasurisë së Selisë Apostolike (Apsa).
Apsa është një ekuivalente e zyrës së përgjithshme kontabël të Vatikanit, që menaxhon pronat e patundshme dhe investimet, rrogat e punonjësve, aktet e blerjes dhe burimet njerëzore.
Bashkë me dy dokumentet me një numër të paprecedentë listash, hartash e grafikash, Vatikani publikonte dhe rreth 50 faqe material financiar.
Në 30 faqet e buxhetit të Apsa shiheshin zotërimet prej 4,051 pronash të patundshme në Itali dhe 1,120 nëpër botë, pa llogaritur ambasadat.
Vetëm 14% e pronave italiane ishin dhënë me qera me ratat e tregut aktual, ndersa shumica me qera të reduktuar për punonjësit e Kishës. Rreth 40% ishin ndërtesa institucionale si shkolla, manastire e spitale.
Dokumentet tregonin gjithashtu prona apo investime në zona luksoze si Londër, Gjenevë, Lozanë e Paris.
Një ndërtesë në South Kensington, në qendër të Londrës, kishte shkaktuar dëme të mëdha në administratë, pas blerjes së shtrenjtë në formë investimi në vitin 2014.
Zhvillimi vjen teksa të martën nis në Vatikan gjyqi i 10 personave të përfshirë në blerjen e saj, mes të cilëve dhe kardinali i lartë Angelo Becciu, të cilët akuzohen për përvetësim, pastrim parash, mashtrim, zhvatje dhe abuzim me detyrën.
Vitin e kaluar Papa Françesku urdhëroi heqjen e përgjegjësisë për fondet nga Sekretariati i Shtetit, duke i transferuar ato te Apsa nën mbikqyrjen e të tjera agjencive të shtetit.
Në një prej dokumenteve financiare të Selisë së Shenjtë shihej një deficit prej €64.8 milionë për vitin 2020, në rënie nga shuma prej €79.2 milionë që ishte në 2019.
Pandemia e Covid-19 besohet se ka goditur rëndë të ardhurat e Vatikanit në 2020, prej mbylljes së muzeumeve si Basilika e San Pietrit e të tjera që prisnin miliona vizitorë në vit. /TheGuardian/
Top Channel