23/12 16:35
Gjimnasti rus, Matvei Petrov, i cili përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios në disiplinën e kalit me doreza nuk mundi të kualifikohej direkt në fazën finale, që do të zhvillohet më 1 gusht.
Ai u rendit i pari në baterinë e tretë të divizionit të dytë me 14 733 pikë, duke zënë vendin e nëntë mes 65 garuesve.
Pavarësisht se paraqitja e tij ishte shumë e mirë, nuk ia doli të ishte mes të kualifikuarve vetëm për vetëm 0.33 pikë!
Sipas përfaqësuesve të delegacionit shqiptar në Tokio, ka ende shpresë për t’u kualifikuar në finale si rezervë e parë, në rast dëmtimesh, arsyesh shëndetësore apo tërheqjeje nga gara etj., të ndonjërit nga 8 të kualifikuarit.
Top Channel