“Po digjesha nga dëshira për ta nxjerrë nga vetja, por nuk mundesha”, rrëfimi emocional i Camillas për sekretin e sëmundjes së mbretit Charles 19/08 10:55
Një i ri shqiptar, i identifikuar si Atjon Lopci ka ndërruar jetë në Itali pasi u qëllua me thikë pas shpine në Ostiense të Romës.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u godit me thikë gjatë një grindje me dy persona të cilët ia mbathën nga vendi i ngjarjes.
Pavarësisht se iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, Lopci nuk ia ka dalë që t’i mbijetojë plagëve. Hetuesit kanë nisur kërkimet për 3 ose 4 persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sherr.
Top Channel