Modelja e tatuazheve tregon punimin e fshehtë që mund të shohë vetëm burri i saj (fotot)

24/07/2021 15:57

Modelja gjermane e tatuazheve Juliane Förster ka folur hapur së fundmi për fansat e saj të shumtë, mbi vizatimet që ka bërë në trupin e saj, madje duke përmendur skicë të nxehtë në të pasme dhe një tjetër “punim të fshehur” për të cilin thotë se mund ta shohë vetëm bashkëshorti i saj.

33-vjeçarja nga Oberndorf, beri një sesion pyetje-përgjigje me 289,000 fansat e saj, ku nëna e një fëmije tha mes të tjerash se mund të zgjerojë aktivitetin e saj në rrjetet sociale, duke përfshirë dhe rrjetet me pagesë, me përmbajtje më “provokuese”.

Një nga fansat e pyeti Juliane se sa orë punë kanë dashur tatuazhet e saj.

Bukuroshja u përgjigj se ka nisur të ngjyrosë trupin me gjilpërë prej moshës 18 vjeçare dhe se ka shpenzuar më shumë se 60 000 euro në tatuazhet. “Nuk e llogaris dot, kanë dashur shumë, shumë”.

Juliane, e cila punon në një sallon tatuazhesh dhe ‘piercing’ në Gjermani, tregon se disa nga tatuazhet i ka punuar vetë, por jo shumë prej tyre.

Kur u pyet për tatuazhin që i ka dhembur më shumë, vajza flokë-argjendtë tha se “punimet në të pasmet ishin shumë të dhimbshme”

Julianne tregonte më pas një dizajn ‘Spider-Man’ që ka në të pasme, duke thënë se nuk është i vetmi punim i saj me superheronj.

Ajo thotë se ka mbushur kofshët me personazhe të serilit vizatimor Marvel, si dhe me super-heroin Constantin, i cili adhurohet nga djali i saj.

Duke e nxehur paksa situatën me fansat, Julianne zbuloi se ka dhe një tatuazh të fshehur të cilin mund ta shikojë vetëm bashkëshorti i saj, por nuk dha detaje të mëtejshme.

FOTO GALERI
2/5
Julianne zbuloi se ka dhe një tatuazh të fshehur të cilin mund ta shikojë vetëm bashkëshorti i saj, por nuk dha detaje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA