Në territorin e bashkisë së Kavajës vijon emergjenca mjedisore, pasi landfilli i paligjshëm i Kazies është aktiv.

Banorë të zonës deklarojnë se këtu çdo ditë depozitohen tonelata të tëra me mbetje nga kamionët që vijnë nga Kavaja dhe zonat përreth. Më pas atyre u vihet flaka dhe tymi toksik shpërndahet në të gjithë zonën e banuar dhe bregdet.

Me shtimin e sasisë së mbetjeve urbane që depozitohen këtu në landfill, gjurmët e zjarrvënies së qëllimshme për të fituar hapësira të reja i ndesh kudo.

Me një vijë bregdetare që nis që nga Përroi i Agait në kufi me Durrësin dhe vazhdon deri afër grykëderdhjes së lumit Shkumbin, Kavaja ofron një nga zonat turistike më të bukura dhe të frekuentuara në vend. Bukuria e natyrës zbehet në kushtet e ndotjes mjedisorë.

Përgjatë brezit të pishave të buta, vend ideal për çlodhje dhe freski pas plazhit, në Qerret e Golem, janë krijuar vendgrumbullime mbetjesh urbane në mungesë të kazanëve për depozitimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA