Haga lë Thaçin në paraburgim, i refuzohet kërkesa për mbrojtje në liri!

24/07/2021 16:36

Gjykata Speciale e Hagës vendosë t’i refuzojë ish-presidentit të Kosovës kërkesën për t’u mbrojtur në liri.

Gjyqtari francez e injoroi garancinë e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-kreut të shteti, thonë mediet në Kosovë. Për ta bindur atë, nuk mjaftoi ndërhyrja e avokatit të Thaçit, Gregory Keohe, i cili përveç argumenteve të paraqitur përballë asaj që kishte prezantuar Prokuroria, jepte detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Tre ditë më parë, mbrojtja e Thaçit kërkoi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që deri më 2 gusht, të dorëzojë një listë paraprake të dëshmitarëve, që synon të thërrasë në sallën e gjyqit për të dëshmuar. Në Dhomën e Specializuar në Hagë më 21 korrik u mbajt seanca e gjashtë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në këtë seancë mbi ecurinë e çështjes, u thirr gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Prokuroria tregoi aty se çfarë provash disponon. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, po mbahen në Hagë nën akuzën e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA