
Në Shqipëri gratë shtatzëna nuk po vaksinohen.
Pyetjet e pacienteve drejtuar gjinekologëve kanë qenë të shumta për këtë vaksinë të re anticovid.
“Përgjigja ka qenë e qartë, studime përfundimtare nuk ka por fakt është që në SHBA po vaksinohen edhe gra shtatzëna. Edhe doktoresha shtatzënë, e besoj kaq duhet të mjaftojë për gratë që duan të dinë për vaksinën”.
A shkaktojnë vaksinat sterilitet? A e dëmtojnë trupin e një gruaje shtatzënë? Mbi këtë çështje kanë nisur studime shkencore, por përgjigjen e sigurtë do duhet kohë për ta mësuar.
Megjithatë mjekët theksojnë se infektimi me virusin është më i dëmshëm sesa vaksina, por rekomandojnë që para kryerjes së saj të kontrollojnë shëndetin përmes një check up të përgjithshëm.
Top Channel