Tregjet e horrorit me mish lakuriqi, macesh e rosash të deformuara, ende veprojnë në Azi (fotot)

23/07/2021 17:38

Pamje të reja nga organizata e të drejtave të kafshëve PETA tregonin ato që konsideroheshin si “skena tmerri” me kafshë të egra ne kafaze apo të varura në grepa për t’u shitur si ushqim, një vit pasi pandemia e koronavirusit qe infektoi njerezit në të gjithë planetin, me shumë gjasa nisi nga një vend i tillë.

Në pamjet shokuese shiheshin lakuriqë nate, mace, qen e madje dhe pangolinë që shiteshin tregjet e “kafshëve ekzotike” në Azi, në vende si Kinë, Indonezi, Vietnam, Tailandë, Filipine, Laos, apo Sri Lanka.

Në prill Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi që tregje të tilla të ndaloheshin së bashku me tregtinë e kafshëve të egra të shitura për ushqim ose shumim.

Në Indonezi e përditshmja britanke Mirror, tregonte majmunë të futur në kafazë të vegjël duke u tregtuar në tregje.

Ndërsa dhjetra lakuriqë nate qëndronin të varur nga kafazet ku nuk mund të hapnin dot as krahët e tyre në gjatësi të plotë.

Në Tailandë një mace e stresuar shihej që vinte rrotull në mënyrë rrethore në kafazin e saj, ndërsa në po të njëjtin treg disa pata të deformuara shiheshin të ngjeshura në ndarje të vogla.

Speciet e shitura në këto tregje bartin koronaviruset në trupin e tyre dhe disa të tjera shërbejnë si transportues, siç janë pangolinët e civetat e palmës.

Në dokumentin e saj paralajmërues OBSH shkruan, mes të tjerash: “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të ndalojnë tregtinë e kafshëve të kapua në botën e gjallë, si për ushqim apo dhe për qëllime të tjera, dhe ndalimin e tyre nga tregjet e ushqimit ku shiten kafshët e kultivuara. Kafshët e egra të mbajtura në kafaze, apo që therren në tregje, i kontaminojnë zonat me lëngjet e tyre trupore, me feçet apo mbetje të tjera dhe mundësisht lënë patogjenët truporë që mund të përhapin viruse dhe koronaviruse që kalojnë në specie të tjera, përfshi dhe njerëzit”.

FOTO GALERI
1/10
Në pamjet shokuese shiheshin lakuriqë nate, mace, qen e madje dhe pangolinë që shiteshin tregjet e “kafshëve ekzotike” në Azi

Top Channel