Një javë luftë me ariun, policia shpëton burrin e sfilitur!

23/07/2021 14:54

Për një javë rresht, u sulmua nga një ari i murrme të cilit nuk i shpëtonte dot.

Kafsha iu qep këmba-këmbës dhe vetëm një mesazh SOS, i shkruar në çatinë e barakës së tij arriti ta shpëtonte nga makthi disa ditor. Ngjarja ndodhi në Alaskë. Mesazhin e 50-vjeçarit e panë rastësisht një grup personash që po udhëtonin me helikopter për t’iu bashkuar një ekipi shkencëtarësh në një mision për vëzhgimin e jetës së egër. Moti i keq i detyroi të ndryshonin kurs, dhe atëherë panë mesazhin e dëshpëruar të burrit i cili ishte sulmuar nga ariu, që vazhdonte të kthehej gjatë gjithë kohës në vendin ku ishte ngritur kampi.

Kur e gjetën, 50-vjeçari kishte plagë ne gjoks e këmbë, ndërsa plumbat po i mbaronin. Dera e kasolles ku ai kishte qëndruar, ishte e shqyer. Në një moment, ariu e kishte tërhequr zvarrë deri tek lumi, por ishte trembur nga të shtënat. Ai kthehej çdo natë për të torturuar viktimën e tij, që tashmë është në spital jashtë rrezikut për jetën. Departamenti i peshkimit në Alaskë e përshkruan atë si “vendin e arinjve”, por thotë se përballjet agresive me këto kafshë kanë qenë të rralla.

Top Channel