Gërryen shtratin e lumit Mat, arrestohet pronari i ekskavatorit, nën hetim shoferët e kamionëve

23/07/2021 08:35

Pronari i një ekskavatori është arrestua nga Policia në Mat pasi akuzohet se kishte gërryer shtratin e lumit Mat. Gjithashtu janë procedura penalisht edhe drejtuesit e dy kamionëve që transportonin inertet.

Në pranga është vënë Artur Lika, 40 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit, ndërsa nën hetim janë vënë Shyqyri Shuaipi, 39 vjeç dhe Dashamir Zenelaj, banues në Tiranë, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, si dhe inspektori Aleksandër Uku.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit Mat, duke marrë zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit.
Gjatë kontrollit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit.

Gjithashtu u kapën dhe u proceduan penalisht shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç dhe D. Z., banues në Tiranë, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve pa dokumentacionin përkatës, të cilët u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. U., 54 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë inspektor për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka ushtruar kontrollin konform ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA