Blogerja bie drejt vdekjes nga 70m, duke transmetuar ‘direkt’ me celularin në dorë gjatë tmerrit (fotot)

23/07/2021 20:19

Një komentuese e njohur në rrjetet sociale kineze ka rënë nga 70 metra drejt vdekjes, teksa xhironte veten me celular teksa përplasej në tokë.

Vajza që punonte si operatore e kullës së vinçit njihej online si Xiaoqiumei, dhe kishte më shumë se 100,000 ndjekës. Ajo publikonte shpesh video të punës së saj të përditshme duke komanduar vinçin gjigand nga lartësia.

Raportimet lokale thonin se ajo ishte 23 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve.

Dëshmitarët thonin se kishin parë vajzën të përplasej përtokë me celularin në dorë pasditen e të martës, kur shumica e punonjësve ishin larguar nga impjanti.

Disa video të shpërndara online pretendojnë të tregojnë çka Xiaoqiumei po transmetonte teksa ra nga vinçi, edhe pse familja e saj ka mohuar se mund të ishte duke filmuar teksa binte drejt vdekjes.

Ata thonin se ajo ishte profesionale në punë dhe se gjatë orarit celularin e mbante gjithmonë në çantë.

Ata pranonin se vajza kishte rënë për vdekje në fund të turnit të punës, pas drejtimit të vinçit në impjantin pranë shtëpisë së saj në Quzhou, në provincën perëndimore Zhejiang.

Ata thanë se funerali dhe kremimi janë kryer dhe hiri i saj është vendosur në një tavolinë të vogël nën një çadër, sipas traditave lokale, shkruan britanikja The Sun.

FOTO GALERI
3/3
Dëshmitarët thonin se kishin parë vajzën të përplasej përtokë me celularin në dorë pasditen e të martës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA