Kursi i këmbimit me euron ka pësuar rënie të vazhdueshme duke filluar nga marsi i 2021-it.
Në fillim të vitit, 1 euro kushtonte 123 lekë, por monedha filloi të pësonte rënie dhe në muajin korrik ka ngrirë në nivelin 122 kundrejt lekut.
Eksperti Enriko Ceko shpjegon se ka disa arsye kryesore për rënien e vazhdueshme të monedhës:
Një nga arsyet kryesore është fakti se euro ulet për të reduktuar dhe nivelin real të borxhit publik. Arsyeja e dytë lidhet me fushatën zgjedhore që ne kaluam, ku pati një fluks lekësh që erdhën nga burime të paligjshme dhe së fundmi është fakti se turistët po vijnë lirshëm në Shqipëri për shkak të kufizimeve të pakta, duke sjellë edhe ata një fluks eurosh në vendin tonë.
Sipas tij, në Shqipëri euro ka gjithmonë tendenca për tu ulur ne verë dhe kjo gjë dëmton shumë eksportin dhe prodhimin shqiptar që ka marrëdhënie tregtare kryesisht me Europën:
Po të shikohet historiku i kursit të këmbimit në sezonin e verës kur prodhimi shqiptar është edhe më i lartë, ne kemi tendencë për të forcuar monedhën vendase, ndërsa në dimër ndodh e kundërta. Kjo dëmton shumë fasonët, si dhe bujqësinë, të cilëve i vlerësohen më pak produktet që dërgojnë jashtë vendit.
Nëse shohim tre vitet e fundit euro ka rënë me rreth 12 lekë. Thirrjet për deeurozim kanë qenë të shpeshta nga ekonomistët, të cilët kërkojnë një rol më aktiv nga Banka Qëndrore në këtë proces, në mënyrë që ekonomia jonë të jetë më e pavarur nga lëvizjet e shpeshta të kursit të këmbimit.
Kursi i Këmbimit (Euro)
Janar 2021 123.62
Korrik 2021 122.62
Kursi i Këmbimit (Euro)
Janar 2018 133.3
Janar 2019 123.03
Janar 2020 121.77
Top Channel