Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 12.500 raste të reja me COVID-19. Në Francë ku varianti Delta i virusit përbën shumicën e rasteve, Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se me 12.532 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.867.730.
Ndërsa me 5 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 111.501. Në spitale vazhdojnë trajtimin 6.936 persona, prej të cilëve 891 në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 37.544.220 ndërsa 30.339.179 prej tyre kanë marrë dozën e dytë ose të tretë të vaksinës.
Top Channel