Vendosën himnin kombëtar pas orës 22:00/ Protesta jashtë policisë së Vlorës rezultoi me sukses, katër të shoqëruarit lirohen në 4 të mëngjesit

19/07/2021 08:33

Rreth orës 4 të mëngjesit, janë lënë të lirë katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës pasi protestuan për të lejuar muzikën nëpër lokale pas orës 22:00.

Biznesmenët kanë protestuar para drejtorisë së policisë së Vlorës kundër dhunës policore derisa u bë lirimi i katër personave të shoqëruar.

Kujtojmë se mes të shoqëruarve ishte dhe një femër, administratoren e një restoranti në Lungomare që u tërhoq me forcë nga policia për tu futur në furgon.

Në protestën e nisur mbrëmjen e kaluar, ata kanë vendosur në sfond himnin kombëtar për të ndryshuar orarin e vendosur nga Komiteti Teknik për muzikën në lokale.

Ata kanë paralajmëruar protestë për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre kjo po i pengon në biznesin e tyre përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve.

Sipas Shoqatës, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel