‘Princesha’ e bandës qëllohet për vdekje nga policia bashkë me babanë krye-trafikant (fotot)

19/07/2021 16:05

‘Princesha’ e një bande trafiku që mbante automatik të varur në qafë, është vrarë së fundmi në një shkëmbim zjarri me policinë, ku mbeti i vdekur dhe babai i saj krye-trafikant.

Rayane Nazareth Cardozo, 20 vjeçe, u qëllua në kokë më 16 korrik gjatë aksionit të policisë, së bashku me babanë e saj, në Rio de Janeiro.

Policia ishte lajmëruar për të ardhur në skenën e ngjarjes ky dyshja raportohej se po mbanin peng një familje.

I konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar të Rio de Janeiro, Cardozo da Silveira ndiej për një seri grabitjesh dhe vrasjesh në kryeqytetin brazilian.

Por megjithse vajza njihej ndryshe me emrin e dashur ‘Hello Kitty’ ajo konsiderohej si e dyta në komandë e organizatës së drejtuar nga babai i saj Alessandro Luiz Viera Moura.

Policia ishte thirrur në kompleksin rezidencial Complexo do Salgueiro mëngjesin e të premtes, pas raportimeve se anëtarët e një familjeje po mbaheshin peng kundër dëshirës së tyre.

Një përballje me armë pasoi mes anëtarëve të bandës dhe policisë, ndërsa fqinjët mbetën në shtëpitë e tyre të bllokuar mes plumbave.

Rrjedhimisht Cardozo da Silveira u qëllua për vdekje së bashku me babanë e saj dhe dy anëtarë të tjerë të bandës.

Policia tha më vonë se Viera Moura kontrollonte trafikun e drogës në rajonin e Salgueiro kurse bija e tij 20-vjeçare drejtonte punët e përditshme të operacioneve.

‘Hello Kitty’ njihej gjithashtu në jetën e natës së Rio dhe reklamonte shpesh stilin e ekzagjeruar të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar me armë të ndryshme.

Në një prej imazheve ajo duket shtatzënë, por nuk dihet asgjë për fëmijën e saj.

Në imazhe shokuese të publikuara nga mediat shiheshin trupat e kriminelëve të rënë njëri mbi tjetrin në vendosur në makinën e policisë.

Policia kishte kryer dhe dy vjet më parë një operacion të tillë kundër bandës, por Cardozo da Silveira dhe të tjerët kishin arritur të shpëtonin.

FOTO GALERI
3/5
Cardozo da Silveira u qëllua për vdekje së bashku me babanë e saj Alessandro Luiz Viera Moura dhe dy anëtarë të tjerë të bandës.

Top Channel