Nesër nis java e vaksinimit të hapur +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm

18/07/2021 20:40

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, në çdo qendër shëndetësore.

Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit.

“Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm COVID-19. Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend”, shkruan Manastirliu.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel