Emrat/ PD shpall listën fituese, ja kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Përjashtohen Edith Harxhi dhe Arben Ristani

18/07/2021 14:21

Partia Demokratike ka publikuar listën me emrat e 300 anëtarëve që do të jenë në Këshillin Kombëtar për 4 vitet e ardhshme.

Në listë nuk është Edith Harxhi, e cila kandidoi për kryetare të PD në zgjedhjet e 13 qerhsorit. As Arben Ristani, ish sekretar i përgjithshëm i PD dhe pjesë e “grupimit për PD” nuk është pjesë e listës.

Anëtarët aktual të Kryesisë së Partisë që nuk iu nënshtruan procesit të votimit janë: Endri Hasa, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjon Mima, Izmira Ulqinaku, Jamarbër Malltezi, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ervin Minarolli, Arben Kashahu.

Edhe ish presidentët, ish kryeministrat, ish kryetarët e Kuvendit dhe ish kryetarët e PDSH-së që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nuk iu nënshtruan votimit. Ata janë: Sali Berisha, Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Bujar Nishani.

Të tjerët që nuk iu nënshtruan procesit të votimit janë deputetët në detyrë të mandatuar nga KQZ në vitin 2021, kryetarët e bashkive, kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut që i përkasin PD si dhe anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve të Partive në Degë.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA