Ky udhëtim nis ndryshe. Gjithëpërfshirës në gjendje dhe po aq në liri. Mendja e njeriut ka nevojë të mendojë lirisht dhe të punojë lirisht dhe një motiv të madh, për ta rritur dhe ushqyer këtë proces është natyra e vendit tonë.
Kjo natyrë në Shqipëri, vjen tek ne si poezia më e bukur e fjalëve dhe ajo e Kukësit si muzika më e bukur. Do të udhëtojmë nëpër Drin sot, do të ngjitemi në Bjeshkët e Bushtricës dhe do të flasim për njerëz që kanë lënë ndikimin e tyre nëpër kohë, nga fshati që lindën, Domaj. Është interesante historia e këtyre viseve.
Histori e heroikës dhe e dramës, është ajo e Lumës. Heroikën e la siç vetëm në një letër drejtuar Atdheut, Muharrem Bajraktari. E njihni? E la si një shenjë, prej ku sakrifikoi jo pak e tija jetë dhe të drejtat që u përpoq të linte pas, në një trashëgimi brezash ndër shqiptarë. Një sakrificë e nacionalizmit shqiptar, do e quajnë banorët që takuam në Kukës.
I referohemi atyre që ishin kundra regjimit, duke kontribuar brenda një arsyetimi pafundësisht të thellë dhe tmerrësisht të komplikuar duke vënë në rrezik dhe jetët e njerëzve të tyre. Familjen. Si ajo që iu shua Bajraktarit nga Domaj. Pak e dinë se sa e rëndësishme është figura e tij. E sulmuar, anatemuar në formën më bizantine dhe jo pak e rrudhur. Vrasim pak mendjen? Pse një figurë e një rëndësie të tillë, ka mbetur e pa studiuar në Shqipëri, ndërsa ka shkëlqimin e Mid’hat Frashërit në jug? Një figurë e tillë, na lejoni t’u kujtojmë se merr të njëjtat përmasa në veri. Ilnisa Agolli, e mbyll ciklin “Fshatrat e Shqipërisë” me një udhë ku nuk mungojnë fakte interesante.
Një ditë shumë e bukur kjo, e cila të kujton se asgjë nuk është rastësi. Nuk është rastësi, që emrat më të mëdhenj shqiptar u lidhën me këtë vend. Nuk është rastësi që nëse rrugët nëpër botë të çojnë në Romë, në Shqipëri të çojnë në Kukës. Nuk është rastësi që nga Rreshpja i pavdekshëm ( i cili la testamentin e parë me gojë, zgjedh Kukësin) apo Picasso shqiptar, Ibrahim Kodra i cili pas dy javëve kaluar këtu më 27 prill të vitit ‘39, kur e pyet Vath Koreshi gjatë një interviste në vitin 1993 thotë: “Kam dëshirë përpara se të vdes të shkoj dhe një herë në Kukës.
Sot ky udhëtim fillon nga Drini, për të shkuar drejt Bjeshkëve të Bushtricës dhe vizituar fshatin Domaj. Mos harroni, pasi të shihni episodin se duhet ta doni këtë vend dhe kuptoni atë. Vetëm kështu mund të njihni veten. Pasi të njihni Shqipërinë!
Top Channel