Krokodili i kopshtit zoologjik copëton ‘me përplasje’ kangurin e lëshuar në ndarjen e tij (fotot)

17/07/2021 18:41

Në fotot e mëposhtme shihen momentet makabre kur një krokodil i egërsuar copëton një kangur ‘wallaby’, që iu hodh në ndarjen e tij të kopshtit zoologjik, në formë ushqimi.

Në një prej imazheve kafsha thuajse 6-metroshe shihet që ngre jashtë ujit marsupialin e ngordhur, dhe më pas tenton të mbysë prenë e tij.

Fotot brutale u morën nga specialisti i krokodilëve Dr Adam Britton, nga Darwin në Australi.

Krokodili i quajtur Smaug, kapi gjahun e tij që ishte i ngordhur para se të hidhej te ai, në sekondën e parë që iu lëshua.

Adam tha: “Smaug është në këtë kopsht prej pesëmbëdhjetë vitesh. Dikush na solli kangurin wallaby që ishte vrarë në një aksident me makinë, dhe kështu u bë ushqimi i Smaug. Dy prej nesh e ngritëm kafshën 1 metër të lartë dhe e hodhën brenda rrethimit të Smaug, i cili u lëshua menjëherë dhe e nxorri nga uji”.

“Më pas ai po sillej me të sikur ta kishte vrarë vetë, duke tentuar ‘ta mbyste’ në ujë, edhe pse marsupiali ishte i vdekur”.

“Pasi i ndryshoi disa herë pozicionin gjahut të tij, ai nisi ta përplaste për ta copëtuar. Smaug përplaste kufomën aq fort sa ajo u copëtua në disa pjesë. Ai hëngri pjesën kryesore dhe më pas nisi të kërkojë për të tjerat. I gjithë kanguri wallaby u shfaros brenda dy minutash, megjithse krokodili ishte përleshur më kot me të për më shumë se 10 minuta për ‘ta mbytur’”, tha fotografi.

“Dieta e Smaug është përmirësuar shumë me këto kafshë natyrale preje, pasi mbajnë të forta nofullat dhe kafkën e tij”.

“Unë po përpiqesha të merrja një foto që të tregonte forcën bruto që krokodili përdor për të copëtuar me përplasje ushqimin e tij.”

“Krokodilët nuk mund ta bluajnë mishin e presë së tyre por me copa kaq të mëdha ata duhet t’i ndajnë ato. Dhe këtë e bëjnë me disa lëvizje të kokën në formë kamzhiku për të shpërbërë mishin dhe kockat”.

Smaug është një krokodil 70-vjeçar i ujërave të kripura, që është shfaqur në disa dokumentarë dhe filma të botës së egër.

Kjo spece krokodili u shpëtua nga zhdukja në veri të Australisë dhe tashmë gjeneron miliona për ekonominë e vendit.

FOTO GALERI
1/6
Një krokodil i egërsuar copëton një kangur ‘wallaby’, që iu hodh në ndarjen e tij të kopshtit zoologjik

Top Channel