Calja: Në Tokio për medalje. Peshngritësi në përgatitjet e fundit për lojërat olimpike

17/07/2021 16:00

Grupi kombëtarë olimpik po përgatitet për të t’u nisur drejt Tokios javën e ardhme me pretendime deri në medalje për sportistin flamurtarë të kësaj olimpiade siç është peshngritësi Briken Calja.

Në ditët e tij të fundit në grumbullim me ekipin olimpik Calja shprehet i gatshëm për aventurën japoneze.

Pas medaljeve evropiane dhe botërore ajo që i mungon atij dhe Shqipërisë është një medalje olimpike.

Këtë herë Shqipëria do të përfaqësohet në Oimpiadën e Tokios me  9 sportistë, dy peshngritje Erkand Qerimaj, Briken Calja, dy atletikë Izmir Smajlaj, Luiza Gega, një gjimnast Matvei Petrov, një qitëse, Manuela Deliaj, një xhudist, Indrit Cullhaj, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu në not.

Top Channel