Babai i Carolinës tregon si po e përjetojnë humbjen tragjike të së bijës dhe marrëdhënien me prindërit e Babis Anagnastopulos

17/07/2021 13:22

Babai i 20-vjeçares Caroline, e cila u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj Babis Anagnastopulos foli për të gjithë ngjarjen e rëndë në një intervistë për “Daily Mail”.

Sipas babait të viktimës, David Kratus, mbesa e tij është ajo që i mban me kujtime dhe shpresë atë dhe gruan e tij, Susan, në mënyrë që ata të mos zhyten në dëshpërim.

“Ngushëllimi që prania e Lydia na ofron në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë ngjarje tragjike. Por unë nuk jam i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të kujdesem për Lidian në ato vite kur ajo ka nevojë për mbështetjen më të madhe. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë mbesës sime të mrekullueshme”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Krauts shpjegoi edhe se si ai dhe gruaja e tij e menaxhojnë hidhërimin e tyre ndryshe.

“Për Susan, mendimet për vrasjen e Caroline janë shumë të dhimbshme. Ndryshe nga unë, ajo duket se e ka mbyllur mendjen për gjithçka dhe tani është përqendruar plotësisht në rritjen e Lidias. Ajo nuk lexon media apo që të dëgjojë lajme. Ajo i ka përjashtuar të gjitha”, u shpreh ai.

Krauts  foli edhe për prindërit e Babis Anagnostopulos. Ai theksoi se ata janë të pafajshëm dhe shtoi se Lidia ka nevojë për shumë dashuri.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me prindërit e Babit, veçanërisht me nënën e tij. Ajo telefonon pothuajse çdo ditë dhe pyet për Lidian dhe, natyrisht, ajo është e lirë ta vizitojë sa herë që të dojë. Sidoqoftë, qytetarët e njohin atë në ishull dhe ata janë të mllefosur me djalin e saj. Por ajo nuk ka faj, por duket se po mbart mëkatet e djalit të saj”, tha ai.

FOTO GALERI
6/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA