Trafikanti famëkeq flet për jetën me Pablo Escobar, torturat, arratisjet nga burgu (fotot)

16/07/2021 18:34

Një prej trafikantëve më famëkeqë të të gjitha kohërave ka folur haptazi për jetën e tij të pazakontë, që prej bashkëpunimit me Pablo Escobar deri te torturat e tmerrshme që duronte në një burg meksikan.

Piloti i drogave Roger Reaves tregon se ka bërë më shumë se 100 fluturime nga Kolumbia e Meksika drejt kufirit me SHBA dhe në Miami për të trafikuar kokainë, me të cilat fitoi miliona dollarë por që më pas i sollën disa dekada në burg.

Reaves thotë se roli i tij si “mushkë drogash” i ka kushtuar një total prej 33 vjet burg, që ka kryer në 26 institucione, në katër kontinente.

Ai rrëfen si i ka shpëtuar jeta në fije të perit, tregon për “valixhet” me para, torturat në burg, dhe sesi do të këmbente gjithçka për te mbrojtur familjen e tij.

Në intervistën e tij me Lex Fridman, Roger tregon për disa nga kartelet më të frikshme të trafikut, sa të saktë janë filmat për trafikun e drogës dhe sesi avioni i është rrëzuar dy herë nga plumbat.

Njohja me Pablo Escobar

Roger tregon se ka kryer disa misione trafikim për kartelin Medellin dhe sesi lidhi miqësi me kreun e tij Pablo Escobar.

Trafikanti thotë se në pamje të parë Escobar dukej si një “burrë zotëri, si njerëzit e zakonshëm”.

Shefi i drogës kishte paguar që piloti të qëndronte në hotel me pesë yje për takimet e tyre. Kjo ishte sipas Roger për arsye “sigurie” në rast se ai ishte një agjent i infiltruar amerikan.

Escobar ka udhëtuar me motoçikletë me të dhe ka lejuar që familja e tij të jetonte pronën e tij gjigande kolumbiane.

Roger tregon për Jorge Ochoa, një prej themeluese të kartelit dhe drejtor të operacioneve të Escobar, për të cilin thotë se ishte “truri” i organizatës.

“Fillimisht ata ishin shumë të sjellshëm, por më pas gjithçka ndryshoi. Kur dëgjova për Pablo Escobar që hodhi avionin në erë duke vrarë gra e fëmijë, u pendova edhe që i shtrëngova dorën”, thotë ai, duke iu referuar avionit të fluturimeve të brendshme kolumbiane që u rrëzua në 1989.

Përfundimisht Pablo “nuk ishte fare burrë i mirë”, por Roger e besonte për punën e tyre

Rrëzimi

Shumica e fluturimeve të Roger kalonin pa probleme, por në disa raste ato shkonin në mënyrë katastrofike.

Piloti i drogave Roger Reaves tregon se ka bërë më shumë se 100 fluturime nga Kolumbia e Meksika drejt kufirit me SHBA

Ai kujton rastin kur policia meksikane hapi zjarr ndaj avionit kur tentonte të kalonte drogat jashtë Amerikës Qendrore.

Policia qëlloi rrotat e avionit dhe teksa Reaves përpiqej për t’u ngritur nga pista. Ai tregon: “Policia hapi zjarr me automatikë duke bërë trupin e avionit vrima-vrima”.

“Teksa ngrihesha nga toka ata hapën zjarr nga të dyja anët. Avioni u shpua i gjithi, xhami i përparmë u thye. Unë isha qëlluar tre herë por nuk e kisha kuptuar”, kujton ai.

Piloti më tej ishte përplasur në një ujëvarë por arriti t’i shpëtonte autoriteteve duke vrapuar në mal.

Trafikanti thotë se më pas ishte fshehur në një kamion që transportonte misër.

Torturat në burgun meksikan

Disa nga eksperiencat më të tmerrshme të Rogers ishin ato në një burg meksikan, ku oficerët e fusnin me kokë në ujë dhe e rrihnin për të nënshkruar deklaratën ku pranonte trafikun e drogave.

“Ata vinin letrat para fytyrës dhe thonin ‘kjo do të marrë fund kur të nënshkruash,’” kujton ai. “Nëse nënshkruan dënohesh vetëm gjashtë vjet.”

Një tjetër taktikë torture për të marrë pranimin e krimit, ishte sipas Roger zhveshja e tij dhe vendosja e specit djegës në anus. Ata më pas kishin sjellë një trup njeriu të varur, dhe e siguronin se radhën më pas e kishte ai.

“Çfarë ere të kalbu vinte ai”, thotë Roger i cili nuk pranoi të nënshkruante dhe më pas u lirua.

Barry Seal

Teksa fluturonte me avion duke dalë nga Amerika Qendrore, Roger ishte ulur pranë një piloti të quajtur Barry Seal që i tregoi se sapo kishte dalë nga burgu për trafikun e 100 kilogramë kokainë.

Kapje drogash e kartelit Medellin

Seal, do të behej me pas personazhi kryesor i filmit të vitit 2017 nga Tom Cruise “American Made”, dhe nisi një marrëdhënie të ngushtë pune me Roger.

Por siç u mësua më vonë, Seal ishte një i infiltruar i agjencisë anti-droga të SHBA.

Seal bashkëpunonte me autoritetet në SHBA dhe detyroi Reaves ose të dëshmonte ose të dënohej me burgim të përjetshëm.

Në 1986, Barry Seal u eliminua nga vrasës me pagesë për llogari të karteleve.

Jeta në burg

Pas burgosjes, trafikanti ka arritur të arratiset pesë herë nga burgu, një herë pasi u qëllua në kurriz dhe një herë tjetër kur theu gjymtyrët pas hedhjes nga dritarja.

Por megjthë arratisjet, dëshmia e Seal i kishte vënë autoritetet amerikane në ndjekje të tij të përhershme.

“Burgjet në SHBA janë të tmerrshme, në të gjitha ku kam shkuar”, tregon Roger, duke përmendur ndarjen etnike mes të burgosurve, dhe izolimit që ka kryer gjatë 33 vjetëve të dënimit të tij të përjetshëm.

Ai thotë se i mbijetoi jetës në burg duke mësuar të gatuajë, duke lexuar dy libra në javë dhe duke luajtur shah. (DailyStar)

FOTO GALERI
2/5
Roger tregon se ka kryer disa misione trafikim për kartelin Medellin dhe se lidhi miqësi me kreun e tij Pablo Escobar.

Top Channel