Procesi i fiskalizimit ka shkaktuar konfuzion dhe kosto të shtuara tek bizneset.
Shumica e tyre kanë bërë kërkesa ndaj Ministrisë së Financave për të shtyrë afatin e këtij procesi dhe për t’i dhënë më shumë kohë të integrohen. Nga krahu tjetër nëpërmjet një VKM-je, Ministria nuk shtyu afatet por vendosi vetëm faljen e gjobave në rast vonesash. Vite më parë një tjetër reformë u krye nga Tatimet, ku çdo biznes u pajis me kasa fiskale.
Eksperti Bledar Balla shpjegon se edhe kasat fiskale mund të luajnë rolin e tyre në procesin e fiskalizimit. Ato mund të përditësohen dhe të ulin kostot.
Drejtoria e Tatimeve së fundmi ka njoftuar se të gjithë bizneset që nuk do të përdorin kasat fiskale duhet të bëjnë ç’regjistrimin e tyre. Në fazën e dytë biznes- biznes janë rreth 34 mijë tatimpagues të fiskalizuar, ndërsa pritet nga 1 shtatori të fillojë faza finale me konsumatorët.
Top Channel