‘Njeriu gjarpër’ pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit, vdes nga kafshimi i kobrës kur tentoi ‘ta puthte’ (fotot)

15/07/2021 17:15

Një filipinas i njohur si ‘njeriu gjarpër’ dhe pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit të tyre, ka vdekur së fundmi kur një kobra e kafshoi në gjuhë teksa “mjeshtri” tentonte ta puthte për të dhënë spektakël.

62 vjeçari Bernardo Alvarez, kapi kobrën e famshme të veriut të Filipineve disa momente para vdekjes së tij në qytezën Mangaldan, të provincës veriore Pangasinan javës që shkoi.

‘Zbutësi’ i gjarpërinjve ishte brohoritur nga spektatorët dhe fqinjët kur arriti të kapë gjarprin e rrëshkitshëm dhe nisi ta tregonte atë për turmat admiruese.

Por teksa jepte shfaqjen e tij, Bernardo e afroi kobrën pranë fytyrës teksa pretendonte se po e puthte në gojë.

Kobra njihet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, dhe në rastin konkret sulmoi kapësin e saj duke e kafshuar në gjuhë.

Burri i shokuar ulëriti me dhimbje, para se të binte përtokë e të vdiste pak minuta më vonë.

Zyrtarja shëndetësore e provincës Dr Anna de Guzman tha: “Helmi i këtij gjarpri shkakton paralizë nervore, dhe kjo i ndodhi edhe ‘njeriut gjarpër’. Paraliza mund të ndalojë frymëmarrjen dhe rrjedhën e oksigjenit në trupin e viktimës, më pas dhe ndalimin e zemrës së tij”.

Mjekët nxituan të ndihmonin Bernardo por ai nuk reagonte më dhe trupi i tij ishte i ngrirë nga efekti i helmit.

Ata konfirmuan më vonë se toksinat e helmit kishin sulmuar shpejt sistemin e frymëmarrjes së viktimës, duke e ngrirë atë.

Motra e Bernardos, Teresa Oca, e cila ishte në skenën e ngjarjes, tha: “Një polic dhe një doktor erdhën për ta ndihmuar sepse nuk kishte puls. Ata nuk arritën të bënin gjë, helmi ishte shumë i fortë. Nuk e di si do ta pranojnë këtë që i ndodhi”.

FOTO GALERI
1/3
Një filipinas i njohur si ‘njeriu gjarpër’ ka vdekur së fundmi kur një kobra e kafshoi në gjuhë

Top Channel