E frikshme/ Gruaja e zhveshur ngec me kokë poshtë mes dy ndërtesave në Kaliforni

15/07/2021 17:38

Një grua e zhveshur mbeti e bllokuar mes dy ndërtesave në Kaliforni të martën.

Ekipet e emergjencës punuan për 2 orë që ta nxirrnin gruan e paidentifikuar, e cila ishte bllokuar në një hapësirë rreth 20 cm në qytetin e Santa Ana.

Vetëm trupi i saj, tatuazhet mbrapa dhe këpucët dukeshin nga hapësira, ndërsa mbetet mister se si u bllokua.

“Ajo po bërtiste me të madhe. Në fund, punëtorët shikuan midis ndërtesave për të mësuar nga vinte zëri. Ne thirrëm policinë dhe policia hyri brenda ndërsa ne hipëm në çati. Aty pamë një zonjë me kokë poshtë, të zhveshur,” tha Jim Kahil, pronar i një prej ndërtesave.

Videot e postuara nga llogaria e autoritetit të zjarrfikësve në Twitter tregojnë ekipet e shpëtimit brenda njërës prej ndërtesave, duke prerë një vrimë përmes betonit të trashë për ta futur atë në një boshllëk dhe për ta nxjerrë jashtë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel