Babai i Klodian Rashës ka reaguar pasi vrasësi i djalit të tij u dënua me vetëm 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Ai është shprehur se kaq vite nuk janë të mjaftueshme pasi nuk ishte një vrasje e zakonshme.

Sipas tij, krimineli  është veshur me petkun e viktimës, ndërsa vrau një të pafajshëm në mes të rrugës.

“Dua t’ju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216-të, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet duke thirrur ‘Unë jam Klodiani’. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. 

Krimineli u vesh me petkun e viktimës. Ai që juve paguani taksat del e vret një të ri në rrugë. Kjo nuk ishte vrasje e zakonshme, kjo njollë do të më ngelet mua. Mesazhi im ka qenë ‘i imi iku u varros por ama fëmija im i të gjithëve është i njëjtë, Gjaku është i njjëtë’. Edhe ju bëj thirrje të gjithëve që kini kujdes dhe ruani fëmijët. Si mund të quhet drejtësi kur çdo gjë është e qartë edhe me një të rënë të lapsit i jep gjykim të shkurtuar se është një rast ekzemplar. Unë besoj tek drejtësia e re se sa llumrat se këta llumra që janë nëpër këmbë. Unë e kam kërkuar që ditën e parë por me këtë lloj drejtësie nuk e di”, tha babai i viktimës.

Top Channel