Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Symi Simposium” organizuar dhe drejtuar nga ish kryeministri Greqisë George Papandreu, shpjegoi se përse shqiptarët i besuan një mandat të tretë qeverisës.
Rama: Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës, kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Tjera ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit, është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë.
Shpëtimin nga izolimi që BE i ka bërë Ballkanit, Edi Rama e shikon në bashkëpunimin e nisur rajonal.
Rama: Na duhet bashkëpunim rajonal për zgjidhje të përbashkëta për të rritur kapacitetet tona të tregjeve. Shpresoj se kjo do të bëhet rrugëtimi natyrshëm i rajonit për të patur, më shumë sinergji në sektorë strategjik siç është energjia. Na duhet politikë e përbashkët energjetike. Kjo është shumë e mundur.
Kryeministri Rama intensifikoi kritikat për udhëheqësit e BE.
Rama: Vendet tona janë pengje të nacionalizmave të BE. E kam fjalën për udhëheqësit e disa vendeve të mëdha, që bien pengje të nacionalizmave. Bullgaria është një dëm kolateral. E mësoi këtë nga të mëdhenjtë. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri. Ka edhe një shaka që qarkullon. Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë Presidencën. Europesimisti thotë që Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë Presidencën. BE ka një standard të dyfishtë të çmendur. Megjithatë do të largohemi të fundit nga BE. Ndërkohë që BE-ja ka vendosur regjim të liberalizimit të vizave me 100 milion njerëz, Kosova është e bllokuar me njerëz që nuk lëvizin dot.
Top Channel