Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin pasaportën.
Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Top Channel, duket se një numër i madh njerëzish është në pritje ndërsa justifikimi që i vjen për vonesat është se kanë mungesë stafi.
“Po na trajtojnë më keq se delet në ambasadën shqiptare në Romë. Njerëzit që presin në radhë nga 4 ose 5 orë… Kam dhënë rivecutën për të tërhequr pasaportën prej dy orësh dhe akoma s’të japin një përgjigje. Po trajtohemi si kafshë, si varfanjakë në mes të Romës.
A ju duket normale kjo situatë? Ju lutem paraqisni hallet reale të njerëzve, po përballemi me super arrogancë dhe në sportelet e ambasadës ku kanë të drejtë të na përgjigjen si duhet dhe me përpikmëri se paguhen nga lekët e taksapaguesve shqiptarë. Justifikimi i tyre është se nuk kanë personel. Kështu do hyjmë në Europë ne?” – shkruan qytetari në “Ti Raporton.”
Top Channel