25/11 22:09
Një reper i njohur në SHBA humbi jetën ditën e shtunë në Chicago, në një atentat me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të tjerë.
KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester u qëllua mbi 60 herë, teksa po dilte nga ambientet e burgut të Cook County.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Sylvester sapo kishte dalë nga burgu, kur disa persona që po e prisnin në dy makina dolën dhe e qëlluan. Autorët më pas u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme.
Top Channel