Tualeti koreano-jugor të paguan për ta përdorur, kthen jashtëqitjen në energji të gjelbër (pamjet)

12/07/2021 21:40

Tualeti i njohur si ‘BeeVi’ jo vetëm që kursen burimet natyrore dhe gjeneron energji të gjelbër, por gjithashtu i shpërblen studentët që e përdorin atë, duke depozituar valutë dixhitale në ‘portofolët’ e tyre.

Megjithse duket absurde, një universitet në Korenë e Jugut ka shpikur një tualet që bën jo vetëm që jashtëqitja njerëzore të përdoret për gjenerim të energjisë së pastër, por gjithashtu i paguan studentët që e përdorim duke i shkurtuar shpenzimet e tyre të mensës apo barit të universitetit, shkruan agjencia Reuters.

Tualeti BeeVi – që shkurtimisht ka kuptimin “Vizion Blete” – është krijuar nga dizenjatori urban e ambjentalist Cho Jae-weon dhe çuditërisht shpërblen studentët për feçet e tyre.

Tualeti dërgon jashtë qitjet në një depozite të veçantë nëntokësore, duke reduktuar përdorimin e ujit, para se mikroorganizmat të shpërbejnë lëndën në gaz metan, që është një burim i pastër energjie me të cilën funksionojnë pajisje të ndryshme të universitetit dhe konviktit.

 Nëse mendojmë jashtë kuadrit të përgjithshëm, feçet kanë vlera të çmuara për të krijuar energji ose pleh kimik. Këto vlera unë u vura në një qarkullim, thotë Cho.

Tualeti mund të transformojë rreth gjysmë kg jashtëqitje njerëzore në rreth 50 litra gaz metan, pretendon Cho. Kjo është e barabartë me gjysmë kilovat energji elektrike në orë.

Cho ka krijuar gjithashtu një valute virtuale për të funksionuar me tualetin BeeVi të quajtur Ggool, që në gjuhën koreane do të thotë “mjaltë”. Përdoruesit e tualetit mund të fitojnë deri në 10 Ggool në ditë, që do të mjaftonte për shpenzimet e vogla ditore të studentëve.

Zhvillimi ka bërë që studentët të japin vlerësime shumë pozitive për mjetin e ri e madje të diskutojnë më shumë funksionet e tyre trupore gjatë takimeve të pushimit. Disa prej tyre shpresojnë që me kreditet e fituara prej feçeve, të blejnë sa më shumë libra.

FOTO GALERI
3/3
Zhvillimi ka bërë që studentët të japin vlerësime shumë pozitive për mjetin e ri e madje të diskutojnë më shumë funksionet e tyre trupore gjatë takimeve

Top Channel