“Sot mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer”/ Manastriliu: Gjatë verës do të jemi derë më derë, për të vaksinuar qytetarët

12/07/2021 13:08

Procesi i vaksinimit kundër Covid 19 vazhdon në të gjithë vendin, ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë 18 mijë doza Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur sot procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Shkozës, në periferi të Tiranës.

Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu.

Ministrja zbuloi se sot pritet të vijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer.

Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshmëri në programin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 1.022.802 doza të vaksinës ndaj Covid 19. Prej tyre 434.926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Top Channel