Foto ilustruese

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës i është vënë një kuti me tritol në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë ai që e ka parë dhe më pas ka njoftuar policinë.

Deri më tani nuk ka të dhëna që ngjarja lidhet me detyrën e tij.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin edhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak.

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel