Foto ilustruese

Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt mes tyre, mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në fshatin Grabjan. Sipas policisë, 28-vjeçari me iniciale E.B. është zënë me 21-vjeçarin me iniciale G.R. 21-vjeçari po merr trajtim mjekësor në spital, pasi është plagosur në krah, ndërsa 28-vjeçari është shoqëruar në polici.

Dyshohet se sherri ka nisur për shkaqe të dobëta, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e incidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizkisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel