Rama publikon videon me përshtypjet e vizitorëve të huaj për Shqipërinë: Vendi ynë i hapur për turistët

11/07/2021 08:59

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur këtë të diel me një video promovuese të turizmit në vend.

 

Kreu i qeverisë ka publikuar disa momente nga përjetimet e turistëve të huaj në Tiranë dhe qytetet e tjera. Me këtë postim, Rama u kujton të gjithëve se vendi ynë është i hapur për vizitorët.

Postimi

“MIRËMËNGJES ?
dhe me Tiranën e Shqipërinë që është e hapur për turistët, ju uroj një të dielë çlodhëse?”, shkruan Rama bashkëngjitur me videon e postuar.

Top Channel