Pas dyshimeve për helmimin e qindra qytetarëve, ndërpritet uji i pijshëm në Deçan

11/07/2021 17:46

Qindra qytetarët të Deçanit po marrin kujdes shëndetësor në qendrën shëndetësore, pasi dyshohet se janë infektuar nga uji i pijshëm.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka vendosur që të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, do të ndërpritet rrjeti i ujësjellësit deri nesër, kur edhe do të dalin analizat nga instituti.
Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka shtuar kapacitetet për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të gjithë qytetarëve, shkruan Ramosaj në “Facebook”.

Postimi i Bashkim Ramosaj:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar sot ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti një takim dhe u vendos që;
– Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.
– Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë.
– Barnatoret edhe pse ditë e Diel të gjitha janë të hapura.
Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjthë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA