Pamjet horror nga aksi Thumanë-Lezhë/ Makina përplaset me barrierën anësore metalike dhe ndahet më dysh, shpëton mrekullisht shoferi

11/07/2021 12:44

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin Thumanë-Lezhë. Siç shihet dhe nga pamjet një makinë është përplasur me trafikndarësen, duke u përshkruar mes për mes nga ajo dhe duke u ndarë më dysh.

Por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Automjeti në fjalë i cili dyshohet se ka qenë me shpejtësi shume të lartë ka humbur kontrollin dhe është perplasur me barrieren mbrojtese te rruges.

Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës ,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel