Me pozat ‘topless’ teksa mbulohet me bluzën e skuadrës angleze, Rita Ora pret në shtëpi…

11/07/2021 17:16

Pak orë para finales historike të “Euro 2020”, tifozët anglezë po shpresojnë për fitore pas 55 vitesh.

Njerëz të thjeshtë e të famshëm kanë gjetur mënyra nga më interesantet për të uruar skuadrën e tyre.

Finalja Itali-Angli do të luhet në “Wembley” të Londrës. Që tani, rrugët janë mbushur me mijëra tifozë, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora na përcjell emocionet e pragndeshjes nga shtëpia e saj. Me një foto, ku mbulon trupin me bluzën e kombëtares angleze, teksa qëndron ulur në kolltuk, Rita uron për fitoren e “3 luanëve”.

Po vjen në shtëpi”, shkruan ajo, duke iu rikthyer faktit se pas më shumë se gjysmë shekulli, futbolli po shkon në vendin e origjinës, pikërisht në Angli.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA