Një shqiptar dhe një shtetas nga Xhamajka janë gjetur fajtor për vrasjen brutale të dy shqiptarëve në veri të Londrës në Dhjetor 2019.
Besnik Berisha, 43 vjeç dhe Kaziku Tuwisana, 33 vjeç në gjykatën e krimeve të rënda Old Baili u gjetën fajtor nga juria për ekzekutimin e Arber Feskos dhe Shkelqim Pajës.
Masa e dënimin që pritet të jetë burg përjetë pritet tu lexohet të premten me 16 Korrik po në këtë gjykatë.
Gjykatës ia tha se Shkëlqim Paja dhe Besnik Berisha kishin një miqësi tre vjeçare.
Por miqësia e tyre vitin e fundit u trazua pasi Berisha i kishte një borxh prej £15,000 viktimës Shkëlqim Pajës.
Shkëlqimi dhe Arbeni mbrëmjen e 18 Dhjetorit 2019 shkuan për tu takuar me Berishën i cili shkoi bashkë me Kaziku Tuwisana.
Më parë Berisha kishte blerë në disa dyqane lëndë djegëse dhe doreza. Dëshmitarët panë se si u goditën të dy shqiptarët të cilët humbën jetën.
Top Channel