KE: Vaksina të mjaftueshme për vaksinimin e 70 % të popullsisë

11/07/2021 03:44

Bashkimi Evropian ka shpërndarë doza të mjaftueshme vaksinash kundër COVID-19 në vendet anëtare për t’u siguruar që ata të mund të vaksinojnë të paktën 70 % të popullsisë së rritur deri në fund të korrikut, tha sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Deri të dielën, rreth 500 milionë doza do të jenë shpërndarë në të gjitha rajonet e Europës”, vlerësoi von der Leyen.

“Pandemia nuk është mundur, por ne jemi të përgatitur të vazhdojmë të furnizojmë me vaksina, edhe kundër varianteve të reja”, shtoi ajo. Në BE jetojnë rreth 366 milionë banorë mbi moshën 18 vjeç.

Kreu i ekzekutivit të BE-së u bëri thirrje vendeve anëtare të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që vaksinimet të vazhdojnë.

Top Channel