Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Sheshaj të Mirditës pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë shtrimit të kabllorit.

Aurel Dedaj ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës.

Administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç në të cilin viktima punonte është shoqëruar në polici.

“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë  dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë,  i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

Top Channel