Detajet nga aksidenti në Levan-Tepelenë/ Në makinën në kanal familja prej 4 anëtarësh, ktheheshin nga Greqia në Patos për pushime

11/07/2021 10:38

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në aksin Levan-Tepelenë, ku i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, ku shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja.

Në makinën tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.

Mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA