Aksident tragjik në orët e para të ditës së sotme/ Mjeti del nga rruga në aksin Gostimë- Mollas, humb jetën 33-vjeçari

11/07/2021 09:42
Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas.

Policia njofton se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Top Channel