6 të arrestuar në Tiranë/ Mes tyre një i ri që dhunoi nënën dhe një 40-vjeçar që ngacmoi seksualisht të miturën

11/07/2021 09:37
Ilustrim

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel